LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita e Statistikave Evropiane në Maqedoni

Shënohet Dita e Statistikave Evropiane në Maqedoni

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, u takua sot me drejtoreshën e përgjithshëm të Eurostatit, Mariana Koceva dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, sipas shërbimit të shtypit të qeverisë, u bë hapi i madh përpara në përafrimin me standardet evropiane, me nënshkrimin e deklaratës së sotme mbi angazhimin për besim në statistikat zyrtare nga kryeministri Zaev.

Zaev i shprehu mirënjohjen e tij drejtoreshës së përgjithshëm të Eurostatit, Mariana Koceva, për nderin e madh që treguan me vendimin për të qenë prezent në Republikën e Maqedonisë me rastin e Ditës së Statistikave Evropiane.


“Rritja e vetëdijes në shoqëri për rëndësinë e të dhënave statistikore. Sa më mirë të jetë cilësia e statistikave, do të krijohen politika më të mira dhe më të qëndrueshme. Në këtë kuptim, Deklarata e nënshkruar sot tregon angazhimin tonë të fortë për të ndihmuar procesin e promovimit të zhvillimit të një sistemi të integruar statistikor në përputhje me rregullat dhe standardet evropiane”, tha kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi nevojën për të marrë parasysh propozimet e akademisë për të rritur numrin dhe shtrirjen e të dhënave statistikore që do të përpunohen dhe do të vihen në dispozicion të publikut./Telegrafi/