LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Java Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut

Shënohet Java Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut

Në kuadër të Javës së dhurimit vullnetar të gjakut 2019, Qendra Kombëtare e Trasnfuzionit të Gjakut e Kosovës shënon 14 Qershorin-Ditën Botërore të dhurimit vullnetar të gjakut.

“Në shënim të kësaj dite, të premten më 14 qershor, nga ora 09:00-11:00, në Ministrinë e Shëndetësisë do të organizohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut.

Aksione të tjera të dhurimit vullnetar të gjakut do të të premten, përfshirë dhurimin vullnetar të gjakut në ora 11:00 në sheshin Nënë tereza të përfaqësuesve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pastaj në ora 14:00, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut aksionit do t’i bashkohen deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.


Po të premten, aksione të dhurimit vullnetar të gjakut do të ketë edhe në Ferizaj e Viti si dhe në qendra të tjera”, thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare e Tranfuzionit të Gjakut falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këto aktivitete që duke iu bashkuar Ditës dhe Javës ndërkombëtare të Dhurimit të gjakut ndihmojnë njerëzit në nevojë si dhe promovovojnë dhurimin e gjakut si një aktivitet i rëndësisë së madhe për shëndetin e qytetarëve. /Telegrafi/