LAJMI I FUNDIT:

”Shënjestra”, lënda e re hetimore e Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni

”Shënjestra”, lënda e re hetimore e Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni do të mbajë një konferencë shtypi, sot në ora 11, ku do të publikohen të dhëna për një lëndë të re hetimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi është bërë i ditur nga vet PSP-ja, përmes rrjeteve sociale të saj, ndërkaq bëhet fjal për lëndën ”Shënjestra”. Deri tani, në lëndët e PSP-së si të dyshuar kryesorë janë ish-funksionarë të lartë shtetërorë, si ministra, zv. ministra, drejtorë në DSK, sekretarë kabinetesh, etj./Telegrafi/