LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se lidhjes tuaj po i vjen fundi

Shenjat që tregojnë se lidhjes tuaj po i vjen fundi

A e keni parasysh atë ndjenjën që e keni kur nuk jeni e sigurt nëse lidhja juaj aktuale është duke funksionuar siç duhet? Ndjenjë e shumë emocioneve të përziera, të cilën e kanë përjetuar thuajse të gjithë.

Për të kuptuar nëse lidhjes po i vjen fundi apo jo, ka disa shenja që e tregojnë këtë më mirë se çdo gjë tjetër, transmeton Telegrafi.

Vonoheni kur e takoni partnerin


Kur shkoni në shtëpi e gjeni veten duke qëndruar e ulur në veturë, duke marrë “pushim” disa minuta dhe duke marrë frymë thellë para se të hyni brenda. Përveç nëse keni fëmijë, gjë që është krejtësisht normale.

Kujtimet janë më të mira sesa realiteti

Shenjë tjetër që tregon se jeni duke shkuar drejt ndarjes është kur ju mungojnë kujtimet më shumë sesa partneri.

Relaksimi është i pamundur

Kur ndjeheni e paaftë të relaksoheni afër partnerit, apo vazhdimisht ndjeheni e nervozuar afër tij, kjo është shenjë që tregon se ai nuk t’i zgjon të njëjtat ndjenja si dikur.

Kur e paramendoni të ardhmen…

Kurdo që mendoni për të ardhmen më nuk e parafytyroni partnerin aty me ty. Thjesht hezitoni të bëni plane për të ardhmen me të. /Telegrafi/