Shenjat që paralajmërojnë se duhet ta kontrolloni nivelin e kolesterolit

Nëse po kërkoni të kujdeseni për shëndetin tuaj në mënyrën e duhur është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin dhe të dini nivelet e kolesterolit të mirë dhe të keq në gjakun tuaj.
Nëse nivelet e kolesterolit në gjak nuk janë në ekuilibrin e duhur, pra nëse nivelet e kolesterolit të keq janë më të larta, kjo mund t’ju vërë në rrezik për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë shenja të dallueshme në fizikun tuaj, të cilat tregojnë se duhet të kontrolloni nivelin e kolesterolit.
Yndyra e tepërt rreth barkut
I njohur ndryshe edhe si dhjami rreth barkut, ai është një tregues se nivelet e kolesterolit në gjakun tuaj mund të jenë të larta.
Probleme me frymëmarrjen
Ndërtimi i pllakave në arteriet tuaja mund të shkaktojë dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen.
Kjo është simptoma më e zakonshme që vihet re tek pacientët me sëmundjet e zemrës.
Gunga të verdha
Gungat e verdha në lëkurë mund të jenë shenjë e kolesterolit të lartë. Ajo që ndodh është se depozitat yndyrore fillojnë të grumbullohen dhe të rriten nën lëkurë, duke krijuar gunga në sipërfaqe.
Mbipesha
Të qenurit mbipeshë ose obez është një faktor që lidhet me rritjen e niveleve të kolesterolit të keq.
Në këtë rast humbja e peshës duhet të ndihmojë në uljen e kolesterolit, si edhe të rrezikut për sëmundje të tjera të lidhura me obezitetin siç është diabeti.
Gjenetika
Shpesh, një nga faktorët më të mëdhenj që përcakton nivelet tuaja të kolesterolit janë gjenet tuaja.
Mënyra se si gjenet ndikojnë tek kolesteroli është mjaft e ndërlikuar, por mund të të thuhet me siguri se kolesteroli i lartë ka tendencë të jetë diçka gjenetike.
Për shumicën e njerëzve, testimi gjenetik nuk është i nevojshëm ose i dobishëm nëse nuk kanë nivele shumë të larta të kolesterolit.
Dhe për shkak se gjenet janë diçka që ne nuk mund ta ndryshojmë, medikamentet janë mjeti më i rëndësishëm për trajtimin e kolesterolit të lartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës