Shembja e skeleve në një objekt ndërtimi në Hamburg - nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur apo të lënduar

Të hënën në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një rast i rëndë ku si pasojë e shembjes së skelave në një objekt ndërtimi kanë vdekur disa persona, ndërkaq kërkimet po vazhdojnë edhe për të tjerë.
Telegrafi mëson se në këtë incident të rëndë në Hamburg nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të lënduar apo të vdekur.
Ndryshe, të hënën të paktën tre punëtorë ndërtimi vdiqën kur skela ra në një kantier ndërtimi në Hamburg, kishin njoftuar autoritetet gjermane.
Përveç tyre, disa persona të tjerë konsiderohen si “të zhdukur”, shkruajnë mediat e huaja. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































