LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me emisarin e ri të dialogut, Orav: Përvoja e tij do të ndihmojë në avancimin e marrëdhënieve

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me emisarin e ri të dialogut, Orav: Përvoja e tij do të ndihmojë në avancimin e marrëdhënieve

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Orav tha se është i bindur që përvoja e tij do të ndihmojë në avancimin e procesit të dialogut, ndërsa tha se ai bashkë me ekipin do ta mbështesin në punën e tij.

“Takim i parë i shkëlqyer me Peter Sorensen, të sapoemëruarin Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë. Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht!”, tha ai.


Sorensen nga sot është zyrtarisht emisar për dialogun me një mandat fillestar prej prej 13 muajsh.

Në njoftimin zyrtar të Këshillit të Bashkimit Europian për emërimin e tij u tha që detyra e tij do të jetë kontributi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy fqinjëve, por veçanërisht fokusin duhet ta ketë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksin e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori