LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BE-së takohet me Sekretarin e NATO-s: Dialogu, rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm

Shefi i BE-së takohet me Sekretarin e NATO-s: Dialogu, rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Avio Orav ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Martk Rutte dhe zëvendësen e tij Radmila Shekerinska, gjatë vizitës së tyre në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Orav riafirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për KFOR-in.

Në një postim në “X”, Orav theksoi rëndësinë e qëndrimit të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian përballë sfidave gjeopolitike.


Ai gjithashtu theksoi se dialogu mbetet rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm.

“Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, ka shkruar Orav.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha të martën në Prishtinë se NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Rutte u shpreh se për të arritur një paqe afatgjate, nevojiten kompromise të duhura.

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira
Lexo po ashtu Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që të zgjedhin diplomacinë para dhunës. Zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike, dhe në këtë drejtim NATO do të vazhdoj të mbështes normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE-ja. Për ta shtyrë përpara këtë dialog të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet dhe të bëjnë kompromiset e duhura dhe të fokusohen në dobitë afatgjate”, ka thënë Rutte.

Sekretari i NATO-s u shpreh se për të arritur këtë duhen vendime të vështira.

“E kuptoj që kjo kërkon vendime të vështira, por normalizimi sjell stabilitet më të madh. Ky është mesazhi që unë do të vazhdoj ta theksoj para të gjitha palëve në Ballkan”, tha Rutte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori