Shefi i diplomacisë së Qipros për herë të parë për vizitë në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros Nikos Christodoulides, me ftesë të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, sot për herë të parë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftojnë nga MPJ, ministri Nikos Christodoulides do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryeministri teknik Oliver Spasovski.
"Në takim parashihet që të flitet për bashkëpunimin dypalësh dhe gjendjen në rajon, sidomos për perspektivën euroatlantike, si dhe për mbështetjen e Qipros që ia jep Maqedonisë së Veriut", thuhet në njoftim.
Në fokus të bisedës do të jenë edhe mundësitë për zhvillimin e dialogut politik në periudhën që vjen./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































