LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Citroen thotë se automjetet elektrike mund t’i japin fund dominimit të SUV-ve

Shefi i Citroen thotë se automjetet elektrike mund t’i japin fund dominimit të SUV-ve

Shefi ekzekutiv i Citroen thotë se rritja e numrit të automjeteve elektrike mund t’i japë fund dominimit të SUV-ve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vincent Cobée tha se një arsye kryesore pse SUV-të do të humbasin popullaritetin në epokën EV është për shkak të aerodinamikës.

Në këtë drejtim ai vlerëson se ato janë shumë më pak efikase se një sedan ekuivalent.


Cobée është veçanërisht i shqetësuar me peshën në rritje të EV-ve, duke vënë në dukje faktin se Franca planifikon të vendosë tatime në automjetet sipas peshës.

Andaj, sugjeroi ai, kjo çështje peshe, plus aerodinamika, mund të vrasë në mënyrë efektive segmentin D SUV.

“Në një EV me bateri, nëse aerodinamika është e gabuar, dënimi për sa i përket ‘rrezes së vozitjes’ është masiv”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/