LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së premton thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së premton thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, sot u pritën në takim edhe nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, njëherazi këshilltari ushtarak i Presidentit dhe i Sekretarit të Mbrojtjes, gjeneral Daniel R. Hokanson.

Në këtë takim u bisedua rreth arritjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin me kuadro në aspektin profesional, suksesin e treguar në bashkë zbarkimin në Kuvajt si dhe në ushtrimin fushor “DEFENDER EUROPE ’21”.

Po ashtu, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, si dhe kontributin që mund të ofrojë FSK dhe qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, si partnere e besueshme e SHBA-së.


Në situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, ministri Mehaj shprehu edhe njëherë gatishmërinë e FSK-së për të ofruar trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, deminimit, si dhe mbështetjen e pakursyer në misione humanitare për transportimin e ndihmave si dhe refugjatëve ukrainas, ashtu siç për muaj të tërë është asistuar në misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë.

Në anën tjetër gjeneral Hokanson, premtoi vazhdimin e bashkëpunimit përmes Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërinstitucional, në fushën ushtarake dhe në sferat tjera.

“Stërvitjet e përbashkëta me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përvojë e jashtëzakonshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrja e FSK-së misione humanitare dhe paqeruajtëse jashtë vendit është obligim ndaj njerëzimit, lirisë së pamohueshme dhe aleancës ndërmjet popujve për të ruajtur paqen dhe sigurinë e përgjithshme”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori