LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ARM-së për vizitë në Armatën e Sllovenisë, diskutohen çështjet e sigurisë për vendet e Evropës Juglindore

Shefi i ARM-së për vizitë në Armatën e Sllovenisë, diskutohen çështjet e sigurisë për vendet e Evropës Juglindore

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneralnënkoloneli Metodija Veliçkovski, i cili prej sot qëndron për vizitë dyditëshe zyrtare në Armatën e Republikës së Sllovenisë, kishte takim me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Sllovenisë, gjeneralmajorin Andrej Osterman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e shefave të shtatmadhorive të dy armatave, kumtoi sot Zyra për marrëdhënie me opinionin e SHM të ARM-së, janë përfshirë më shumë çështje mes të cilave: kriza e migrantëve dhe kërëcënimet e sigurisë pë vendet e Evropës Juglindore, vazhdimi i bashkëpunimit bilateral të armatave përmes kryerjes së trajnimit të përbashkët dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të ARM-së (PA Krivollak).

Në takim poashtu janë theksuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Armarave të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, sidomos në periudhën aktuale të kërcënimeve terroriste dhe krizës së migrantëve, të cilat janë kërcënim aktual për destabilizimin e rajonit më të gjerë.


Gjatë qëndrimit në R. e Sllovenisë, gjenerali Veliçkovski, siç është paralajmëruar do të pritet edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Andreja Katiç, ndërsa delegeacionin do ta vizitojë edhe njësiti ajror në Gornja Radgona, ku do ta përcjellin edhe panairin për mbrojtje, siguri, shpëtim: “Sobra 2016”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori