Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, po vlerëson se Kosova duhet t’i kthehet dialogut, ani se sipas tij, ky proces mund të jetë zhgënjyes.
Ai thotë megjithatë se dialogu ka rrugën më të mirë përpara drejt zgjidhjeve afatgjatë.
”Ky dialog mund të jetë zhgënjyes, por ai përfaqëson rrugën më të mirë përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të angazhohet plotësisht në të”.
Madje sipas tij, në këtë kohë tensionesh, një fazë qetësie do t’u kontribuonte shumë negociatave.
”Një periudhë qetësie në veri të Kosovës mund të ndihmojë në krijimin e një konteksti më të mirë për Dialogun Beograd-Prishtinë, i cili duhet të rifillojë në vjeshtë me marrjen e detyrës nga lidershipi i ri i BE-së”, tha Shea për Klan Kosova.
Kjo referuar tensioneve të paralajmëruara, me rastin e mbylljes së objekteve të komunave ilegale serbe në veri.
”KFOR-it tashmë i është dashur të vendoset gjatë gjithë gushtit në urën e Mitrovicës për të ruajtur sigurinë. Kështu që konsultimet e ngushta ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare në terren janë më të rëndësishme se kurrë në këtë kohë të tensionuar në rajon”.
”Do të jetë shumë më e lehtë që strukturat paralele të shpërbëhen në mënyrë paqësore në kontekstin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe një proces që siguron komunitetin serb për vendin e tij të ardhshëm në Kosovë”.
Shea, i cili e njeh mirë rajonin e Kosovës sa i përket sigurisë, ndërsa dha disa rekomandime, ku sipas tij ka diçka që duhet të jetë primare.
”Pas një numri incidentesh të dhunshme në veri gjatë 2 viteve të fundit, prioriteti kryesor për momentin është krijimi i besimit ndërmjet komunitetit kosovar dhe atij serb përmes një dialogu dhe një strategjie efektive komunikimi”.
Derisa edhe konsideron se veprimet që befasojnë partnerët ndërkombëtarë nuk janë aspak të dobishme.
”Ajo që sinqerisht nuk është e dobishme janë veprimet e njëanshme që befasojnë secilin dhe të cilat nuk janë të koordinuara me KFOR-in apo EULEX-in, të cilët në fund duhet të merren me pasojat dhe të ofrojnë siguri”.
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, madje apeloi që raportet e Kosovës me aleatët duhet të ruhen.
”Ajo që i ka sjellë Kosovës deri më tani është bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe ky partneritet i çmuar duhet të ruhet”.
”Është e vërtetë se që nga viti 2013 Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar në parim që strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen. Por gjithçka është çështje konteksti dhe koha”.
”Duhet të shkojmë përpara dhe jo prapa”, tha ai mes tjerash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët