Çmimi i Bitcoin u rrit ‘në qiell’ pasditen e së martës pasi Komisioni i Letrave me Vlerë u duk se ka dhënë dritën jeshile për kriptomonedhën në një mesazh në platformën X.
Minuta më vonë, kryetari i SEC, Gary Gensler, e ndali euforinë, duke thënë se një haker kishte komanduar llogarinë e agjencisë dhe kishte publikuar një mesazh të rremë. Çmimi i Bitcoin ra me shpejtësi, raporton abcnews.
E gjithë kjo ndodhi pasi shumëkush po priste miratimin e shumëpritur të një produkti tregtar të quajtur Fondi i Tregtueshëm në Shkëmbim (ETF) i Bitcoinit, ku disa analistë thonë se mund të sjellë dhjetëra miliarda dollarë investime këtë vit dhe të katapultojë çmimin e Bitcoin.
We can confirm that the account @SECGov was compromised and we have completed a preliminary investigation. Based on our investigation, the compromise was not due to any breach of X’s systems, but rather due to an unidentified individual obtaining control over a phone number…
— Safety (@Safety) January 10, 2024
Në orët e vona të së mërkurës, ky vendim historik u miratua.
Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Këmbim ka miratuar 11 fonde spot Bitcoin, duke përfshirë ato të Grayscale, Bitwise dhe Hashdex, sipas një deklarate të mërkurën, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm për industrinë e kriptomonedhave.
Një Bitcoin ETF do t’iu mundësonte investitorëve të blejnë një pasuri që ndjek lëvizjen e çmimit të Bitcoin, duke shmangur kështu disa mundësi dhe rreziqe të blerjes së vetë kriptomonedhës. Por, kritikët njoftojnë se ky produkt investimi mund të sjellë dëm për investitorët e ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë së botës së kriptomonedhave.
Çfarë duhet të dini rreth ETF-ve të Bitcoinit dhe cilat janë rreziqet me miratimin e tyre.
Çfarë është një Bitcoin ETF?
Një Bitcoin ETF përdor një metodë tregtimi të vjetër disa dekada si një mjet për të lehtësuar investimet në pasuritë digjitale.
Një ETF përbën një ‘thes’ letrash me vlerë që u jep investitorëve një mënyrë për të vënë bast se një pasuri themelore do të rritet në vlerë pa pasur nevojë ta blejnë atë aset.
Për shembull, një ETF për arin i lejon individët dhe institucionet të vënë para në lëvizjen e çmimit të metalit të çmuar në vend që ta blejnë, tërheqin dhe ruajnë artikullin fizikisht, transmeton Telegrafi.
Një Bitcoin ETF, nga ana tjetër, do t’u jepte investitorëve qasje në tregun e kriptomonedhave pa u përballur me pengesat teknike dhe tarifat që lidhen me “lundrimin” në një këmbim kriptomonedhash.
Tregtarët mund të gjenin Bitcoin në platformat dhe tregjet tradicionale të tregtimit që shumë prej tyre i konsiderojnë të besueshme, duke lehtësuar shqetësimin rreth teknologjisë së kriptovalutave relativisht të re dhe të mbushur me skandale.
Firmat kryesore të investimeve si Fidelity dhe BlackRock do të ofrojnë produkte ETF të Bitcoinit.
Ndërsa gati 90 për qind e të rriturve në SHBA thonë se kanë dëgjuar të paktën një herë për kriptomonedhat, tre të katërtat thonë se nuk janë të sigurt për sigurinë dhe besueshmërinë e mjeteve aktuale për të investuar në produkte, zbuloi një sondazh i Pew në muajin prill.
Pse ka rëndësi kjo?
Industria e kriptovalutave hyri këtë vit e lënduar pas një sërë kolapsesh të profilit të lartë dhe skandaleve të kompanive.
Sam Bankman-Fried, dikur një nga figurat më të shquara të industrisë, mund të qëndrojë për dekada në burg pasi u dënua shkaku i mashtrimeve me kriptovaluta.
Changpeng Zhao, themeluesi dhe ish-CEO i bursës kryesore të kriptomonedhave Binance, përballet me një dënim me burg deri në 18 muaj pasi pranoi fajësinë rreth akuzave federale për pastrim parash.
Aprovimi nga qeveria amerikane për një Bitcoin ETF pritet të injektojë një dozë të nevojshme të lajmeve të mira për sektorin “e sëmurë” të kriptomonedhave.
Por, siç druhen disa kritikë, produkti financiar mund të zgjerojë shtrirjen e kriptovalutave dhe të paraqesë rrezik të mëtejshëm.
“Ne besojmë se investitorët e zakonshëm duhet të presin për të parë nëse këto produkte mund të fitojnë investime të mjaftueshme për të parë dritën e ditës – për të mos folur për një performancë bindëse”, kanë shkruar në muajin gusht, Manan Agarwal dhe Sabeeh Ashhar, analistë në firmën e shërbimeve financiare Morningstar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit