LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të do t’i dhurojnë Maqedonisë dy automjete me sistem zbulimi (Video)

SHBA-të do t’i dhurojnë Maqedonisë dy automjete me sistem zbulimi (Video)

Në frymën e partneritetit të treguar tashmë dhe të konfirmuar ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përuruan sot një tjetër segment të morisë së fushave nga bashkëpunimi i deri më tanishëm ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe radioaktive, tha sot Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Energjikë të Shteteve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Memorandumi u nënshkrua nga Ministri Spasovski dhe Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, i cili tha se SHBA-të nëntorë të këtij viti kanë plan të dhurojë MPB-së dy kamionë me sisteme zbulimi të lëvizshëm dhe pajisje të ngjashme në vlerë prej 550.000 dollarë.

Nënshkrimi i memorandumit u ndoq nga drejtori i Drejtorisë për siguri nukleare në SHBA, Lorent Koton, drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, Gjoko Tanasoski dhe drejtori i Drejtorisë së për siguri radioaktive, Svetisllav Gjorgjeviq.


“Me memorandumin hapet mundësi konkrete për aftësim profesional të oficerëve tanë në fushën e mbrojtjes bërthamore dhe radioaktive, e cila pa dyshim do të thotë kontribut shtesë për rritjen e nivelit të mbrojtjes, si në kuadrin kombëtar, ashtu edhe në atë rajonal dhe ndërkombëtar”, theksojnë nga Ministria e Brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori