LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Senati e konfirmoi Pompeon, por Tillerson kishte probleme

SHBA: Senati e konfirmoi Pompeon, por Tillerson kishte probleme

Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë me lehtësi e ka konfirmuar Mike Pompeo për drejtor të CIA-s, ndërsa Komiteti për marrëdhënie të jashtme i Senatit me vetëm një votë më tepër e miratoi Rex Tillersonin për sekretar amerikan të shtetit.

Të dy këta kandidatë janë nominuar nga presidenti, Donald Trump.


Senati votoi 66 për dhe 32 kundër, që ish-kongresisti, Mike Pompeo, të bëhet drejtor i ri i agjencisë CIA.

Nga ana tjetër, në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit, për Tillerson votuan 11 vetë, ndërsa kundër tij ishin 10 anëtarë të këtij komiteti.

Kryesuesi i komitetit, Bob Corker, tha se “nuk ka dyshim” se Tillerson është kandidat i mirë dhe e ka përmendur punën e tij udhëheqëse në korporatën energjetike, Exxon Mobil.

Por, senatori demokrat, Ben Carden, tha se e kundërshton Rex Tillersonin në bazë të përgjigjeve të tij në pyetjet lidhur me sanksionet kundër Rusisë dhe çështjet e tjera të rëndësishme globale, që më tepër tingëllonin sikur përgjigjej një ekzekutiv biznesor e jo një sekretar i ardhshëm i shtetit, raporton Rel.

Megjithatë, Tillerson pritet që do të konfirmohet në përbërjen e plotë të Senatit, ku republikanët e kanë shumicën prej 52 anëtarëve.

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori