LAJMI I FUNDIT:

SHBA pranon t’i shes municion në vlerë të tre miliardë dollarëve Izraelit

SHBA pranon t’i shes municion në vlerë të tre miliardë dollarëve Izraelit

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, pajisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati tre miliardë dollarë për Izraelin, mes tensioneve të vazhdueshme në rajon.

Shitjet e mundshme të armëve iu njoftuan Kongresit të premten pasdite me procedurë urgjente, duke anashkaluar praktikën e zakonshme që lejonte kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të rishikonin marrëveshjen përpara një njoftimi zyrtar.

Sipas Pentagonit, paketa përfshin 35529 bomba të prodhuara nga kompania General Dynamics, të destinuara për përdorim në objektiva të përgjithshme dhe për shkatërrimin e bunkerëve.


Po ashtu, një pjesë e dërgesës mund të vijë nga rezervat e ushtrisë amerikane, duke mundësuar një furnizim të menjëhershëm për Izraelin, njoftojnë mediat.

Një paketë e dytë, me vlerë 675 milionë dollarë, përfshin pesë mijë bomba të avancuara dhe sisteme ndihmëse për drejtimin e tyre, të cilat do të fillojnë të dorëzohen në vitin 2028.

Përveç kësaj, Departamenti i Shtetit ka miratuar një paketë të tretë, e cila përfshin furnizimin me buldozerë të blinduar Caterpillar D9, me vlerë 295 milionë dollarë. Këto buldozerë përdoren shpesh nga forcat izraelite për operacione ushtarake dhe inxhinierike në terren.

Vendimi për miratimin e këtyre shitjeve vjen mes një debati të ashpër në Uashington lidhur me mbështetjen ushtarake për Izraelin, veçanërisht në kontekstin e përshkallëzimit të konfliktit në Gaza dhe kritikave për numrin e lartë të viktimave civile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Evropa
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Botë
Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Botë
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Kalo në kategori