LAJMI I FUNDIT:

SHBA përkrah reformat e MASHT-it

SHBA përkrah reformat e MASHT-it

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për sistemin arsimor në Kosovë.

Bashkëbiseduesit diskutuan për hapat e ndërmarra deri më tani në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor të gjendjes në ministri, por edhe për vendosmërinë për t’i lëvizur gjërat përpara.

Diplomati amerikan tha se është i inkurajuar që MASHT ka identifikuar reformat për të përmirësuar sektorin arsimor, përfshirë edhe brenda ministrisë.


Ai tha se SHBA do të donin të shohin që MASHT dhe Qeveria e Kosovës kanë zbatuar reforma të qëndrueshme pasi rinia e Kosovës meriton më mirë.

Në fund të takimit gjitha palët u dakorduan për rëndësinë e reformave si dhe për nevojën e depolitizimit të sistemit arsimor në vend. /Telegrafi/