LAJMI I FUNDIT:

SHBA paditë Facebook, thotë se po abuzon me fuqinë e saj në treg

SHBA paditë Facebook, thotë se po abuzon me fuqinë e saj në treg

Rregullatorët federalë kanë kërkuar që Facebook të urdhërohet të ndajë shërbimet e mesazheve Instagram dhe WhatsApp pasi qeveria amerikane dhe 48 shtete dhe qarqe akuzuan kompaninë për abuzimin me dominimin dhe fuqinë së saj të tregut në rrjetet sociale për të shtypur konkurrentët më të vegjël, raporton Irish Examiner.

Proceset gjyqësore anti-trust u publikuan nga Komisioni Federal i Tregtisë dhe Prokurorja e Përgjithshëm eNju Jorkut, Letitia James.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që të bllokojmë këtë blerje grabitqare të kompanive dhe që të rikthejmë besimin në treg”, tha zonja James gjatë një konference për shtyp duke njoftuar për padinë.


Në procesin gjyqësor, FTC po kërkon ndarjen e shërbimeve nga Facebook, duke thënë se Facebook është angazhuar në një “një strategji sistematike” për të eliminuar konkurrencën e saj, duke përfshirë edhe blerjen e rivalëve më të vegjël sikurse Instagram në 2012 dhe WhatsApp në 2014 .

Facebook është rrjeti më i madh social në botë me 2.7 miliardë përdorues dhe një kompani me një vlerë tregu prej afro 800 miliardë dollarëve amerikanë, CEO i të cilës, Mark Zuckerberg është individi i pestë më i pasur në botë dhe fytyra më e njohur e Big Tech.

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Kalo në kategori