Pas dy dekadash punë, shkencëtarët dhe inxhinierët e Stanfordit në Laboratorin Kombëtar SLAC të Departamentit të Energjisë, SHBA, po festojnë përfundimin e kamerës dixhitale më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.
Shkencëtarët e SLAC thonë se kamera e Trashëgimisë së Hapësirës dhe Kohës (LSST) ka përafërsisht madhësinë e një veture dhe peshon rreth 3 ton.
Lentja e përparme e saj vlerësohet të jetë afro 1 metër e gjerë dhe është lentja më e madhe e krijuar ndonjëherë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas shkencëtarëve, rezolucioni i kamerës është aq i lartë sa do të duheshin qindra televizorë me rezolucion të lartë për të shfaqur vetëm një nga imazhet e saj në madhësinë e plotë.
“Imazhet e saj janë aq të detajuara sa mund të kap një top golfi nga 24 kilometra larg, ndërsa mbulon një pjesë të qiellit shtatë herë më të gjerë se hëna e plotë”, tha profesori Aaron Roodman.
“Këto imazhe do të ndihmojnë në zbulimin e sekreteve të universit”, shtoi Roodman.
Ndryshe, kamera 3,200 megapikselë do të ndihmojë studiuesit të vëzhgojnë universin me detaje.
Bëhet e ditur se gjatë 10 viteve të ardhshme ajo pritet të gjenerojë një sasi të madhe të dhënash, kryesisht drejt një kuptimi më të mirë të materies së errët. Gjithashtu, kamera do të ndihmojë edhe në të kuptuarit e Rrugës së Qumështit.
Duke lënë mënjanë madhësinë e saj, LSST do të eksplorojë edhe “objektet e vogla” në sistemin tonë diellor.
Kjo mund të na dërgojë në njohuri të reja se si u formua sistemi ynë diellor dhe ndoshta të ndihmojë në identifikimin e kërcënimeve nga asteroidët.
“Me ndërtimin e kamerës unike LSST dhe integrimin e saj në pjesën tjetër të sistemeve të Observatorit Rubin në Kili, së shpejti do të fillojmë prodhimin e filmit më të madh të të gjitha kohërave dhe hartën më informuese të qiellit të natës”, tha Zeljko Ivezic, drejtor i Observatorit Rubin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?
Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit
Kjo është video-loja e re Minecraft
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin një iPhone më të lirë
WhatsApp së shpejti me një veçori për krijimin e karaktereve me AI
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali