LAJMI I FUNDIT:

SHBA, mocion kundër rregullit për kufizimin e azilit

SHBA, mocion kundër rregullit për kufizimin e azilit

Disa organizata të të drejtave civile depozituan një mocion për një urdhër për bllokim të përkohshëm të rregullit të ri të administratës së Presidentit Donald për kufizimin e azilit, që hyri në fuqi të martën. Organizatat thanë se rregulli është në vazhdën e masave të administratës ndaj imigrantëve nga Amerika Qendrore.

Rregulli i ri do ta ndalonte kategorikisht azilin për imigrantët që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë pa aplikuar për azil, ose nëse i është mohuar azili në një nga vendet që ata përshkojnë para se të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

“Na kthyen mbrapsht tek ura, autoritetet në Shtetet e Bashkuara na dërguan në Meksikë. Na u dha një leje, që të marrim pjesë në një seancë, në rastin tim më 17 shtator”, thotë Wilfredo Alvarez Rodriguez, imigrant nga Hondurasi.


Bashkimi Amerikan për Liritë Civile, Qendra Ligjore e Jugut kundër Varfërisë dhe Qendra për të Drejtat Kushtetuese, depozituan akt-padinë që sfidon rregullat e reja të azilit.

“Kjo administratë po vë në shënjestër imigrantët e Amerikës Qendrore, nuk do që azil-kërkuesit të vijnë këtu. Ky është vetëm i fundmit në një sërë sulmesh, përfshirë ndarjen e foshnjave dhe fëmijëve nga azil-kërkuesit amerikano-qendrorë.

Prandaj nuk mendoj se është ndonjë surprizë që kjo administratë e bën një gjë të tillë. Shpresojmë që gjykatat ta ndalojnë”, tha Lee Gelernt, avokat në Bashkimin Amerikan për Liritë Civile.

Zyrtarët e administratës së Presidentit Trump kanë thënë se rregulli i ri ka si synim të lehtësojë mbingarkesën e sistemit amerikan të azilit.

Një seancë për mocionin për bllokim të përkohshëm të rregullit, mund të mbahet që javën që vjen. /VOA

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori