SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja ndaj Gazprombank të Rusisë, ka njoftuar Departamenti i Thesarit, ndërsa presidenti Joe Biden vazhdon ndëshkimet e Moskës për luftën në Ukrainë përpara se të largohet nga detyra në janar.
Lëvizja, e cila përdor mjetin më të fuqishëm të sanksioneve të departamentit, do të thotë se Gazprombank nuk mund të trajtojë asnjë transaksion të ri të lidhur me energjinë që prek sistemin financiar të SHBA-së, ndalon tregtinë me amerikanët dhe ngrin asetet e saj në SHBA.
Bëhet e ditur se Gazprombank është një nga bankat më të mëdha të Rusisë.
Ukraina i ka kërkuar SHBA-së që nga shkurti i vitit 2022 të vendosë më shumë sanksione ndaj bankës, e cila merr pagesa për gazin natyror nga klientët e Gazpromit në Evropë.
Sanksionet vijnë disa ditë pasi administrata Biden lejoi Kievin të përdor raketat amerikane ATACMS për të goditur territorin rus.
Të martën, Ukraina sulmoi Rusinë me raketat me rreze të gjatë veprimi, në ditën e 1000-të të luftës, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, Thesari vendosi gjithashtu sanksione ndaj 50 bankave ruse të vogla dhe të mesme për të kufizuar lidhjet e vendit me sistemin financiar ndërkombëtar.
Ai paralajmëroi se institucionet e huaja financiare që mbajnë marrëdhënie me bankat e synuara “përfshijnë rrezik të konsiderueshëm të sanksioneve”.
“Ky veprim gjithëpërfshirës do ta bëjë më të vështirë për Kremlinin shmangien e sanksioneve të SHBA-së dhe financimin dhe pajisjen e ushtrisë së tij”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa vendimtarë kundër çdo kanali financiar që Rusia përdor për të mbështetur luftën e saj të paligjshme dhe të paprovokuar në Ukrainë”, shtoi ajo.
Thesari lëshoi gjithashtu dy licenca të reja të përgjithshme që autorizojnë entitetet amerikane të mbyllin transaksionet që përfshijnë Gazprombank, midis institucioneve të tjera financiare, dhe të ndërmarrin hapa për të hequr dorë nga borxhi ose kapitali i lëshuar nga Gazprombank.
Ndryshe, sipas Thesarit, Gazprombank është një kanal që Rusia e përdor për të blerë materiale ushtarake në luftën e saj kundër Ukrainës.
Qeveria ruse përdor gjithashtu bankën për të paguar ushtarët e saj, duke përfshirë shpërblimet luftarake, dhe për të kompensuar familjet e ushtarëve të saj të vrarë në luftë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi