Nëse do të kisha shpallur ndryshime në politikën e jashtme duke i vendosur sanksione Rusisë një natë para se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sanksionojnë kreun e BIA-s, amerikanët nuk do ta ndëshkonin Aleksandar Vulinin.
Kështu deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste televizive, raporton danas.
Ai konfirmoi se ishte kontaktuar nga diplomatë të huaj një natë para se Vulin të futej në listën e zezë, por nuk donte të thoshte emrat e personave me të cilët foli dhe që dyshohet se i garantuan se kreu i BIA-s nuk do të sanksionohej nëse ai (Vuçiq) do të thoshte se “Serbia ka mundësi t’i vendos sanksione ndaj Rusisë”.
“Pra, vetëm që të jap në premtim dhe mos t’i vendos sanksione Rusisë”, tha i pari i shtetit serb.
Më pas tha se Aleksandar Vulin është njeri i drejtë.
“Po të ishte në rrezik shteti, do t’i thoja të jepte dorëheqje… Nuk dua që asnjë individ të jetë përballë shtetit”, deklaroi Vuçiq.
Ndryshe, Thesari amerikan i Shtetit e ka sanksionuar Vulinin për trafikim të drogës, bashkëpunim me Rusinë, minim të paqes në Ballkan. /Telegrafi/