LAJMI I FUNDIT:

ShBA-ja heq nga “Lista e Zezë” disa figura të njohura të UÇK-së

ShBA-ja heq nga “Lista e Zezë” disa figura të njohura të UÇK-së

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve ish-pjesëtarin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Balën dhe katër figura të tjera shqiptare të cilat ishin pjesë e listës.

Në një publikim të hënën, OFAC njoftoi për vendosjen në listën e të sanksionuarve për vepra korrupsioni të shtatë personave nga Ballkani Perëndimor.

Në listën e shtatë personave të sanksionuar figurojnë dy shqiptarë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.


Ndërkaq, Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.

Publikohen emrat e të sanksionuarve nga SHBA-ja, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë
Lexo po ashtu Publikohen emrat e të sanksionuarve nga SHBA-ja, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë

Në mesin e tyre ndodhen pesë emra shqiptarë. Bëhet fjalë për Haradin Balën, Jonuz Musliun, Sabit Gashin, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hyseni. Ata janë shqiptarë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Haradin Bala, ka vdekur në vitin 2018.

Emri i tij, sipas raportimeve të mediave, kishte figuruar në listë, së paku para vdekjes së tij, në vitin 2018.

Bala, i dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, vdiq më 31 janar, 2018, në shtëpinë e tij në Drenas.

Jonuz Musliu, po ashtu ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte po ashtu pjesë e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit. Që nga viti 2014, ai ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si dhe Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit ishte zgjedhur në vitin 2016.

Sait Rushiti, është një ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni. Ai vdiq në vitin 2010. Ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori