LAJMI I FUNDIT:

SHBA ‘godet’ Rusinë dhe Korenë e Veriut me një sërë sanksionesh të reja

SHBA ‘godet’ Rusinë dhe Korenë e Veriut me një sërë sanksionesh të reja

SHBA ka njoftuar sot për sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe institucioneve financiare që lidhen me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet synonin aktivitetet financiare të Phenianit dhe mbështetjen ushtarake për Moskën, transmeton Telegrafi.

Bankat e Koresë së Veriut, gjeneralët dhe zyrtarët e tjerë, si dhe kompanitë ruse të transportit të naftës janë të gjitha në shënjestër në masën më të fundit të SHBA-së, që synon të pengojë mbështetjen e Koresë së Veriut për luftën në Ukrainë.


Bankat e Koresë së Veriut në shënjestër përfshijnë Golden Triangle Bank dhe Korea Mandal Credit Bank, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Zyrtarët përfshijnë gjeneralë të Koresë së Veriut, të cilët departamenti tha se ishin në mesin e mijëra trupave që Pheniani ka vendosur në Rusi për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori