LAJMI I FUNDIT:

SHBA fton Tajvanin në “Samitin e Demokracisë” – zemërohet Kina

SHBA fton Tajvanin në “Samitin e Demokracisë” – zemërohet Kina

Kina thuhet se është e zemëruar me vendimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të ftuar Tajvanin në “Samitin për Demokraci”, ku zyrtarët kinezë kanë kritikuar SHBA-në se po avancojnë “objektivat e saj gjeopolitike”.

Samiti, pjesë e zotimit të Bidenit për të ndihmuar në rivendosjen e demokracisë në mbarë botën, do të zgjasë nga 9 deri më 10 dhjetor.

SHBA-ja ftoi 110 vende në samitin virtual, ku liderët botërorë do të diskutojnë “rreth angazhimeve individuale dhe kolektive, reformat dhe iniciativat për të mbrojtur demokracinë si dhe të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit”, raporton reuters.


Ministria e Jashtme e Tajvanit përmes një deklarate për mediat njoftoi se “ftesa për të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci” është një afirmim i përpjekjeve të Tajvanit për të promovuar vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndër vite.

Por Kina u tha gazetarëve në Pekin se ishte “në mënyrë të vendosur kundër” ftesës sepse Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez”.

Telegrafit i konfirmohet ftesa për Kosovën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Joe Biden
Lexo po ashtu Telegrafit i konfirmohet ftesa për Kosovën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Joe Biden

SHBA dhe vendet e tjera demokratike janë të shqetësuara se Tajvani, një ishull i vetëqeverisur pranë Kinës, do të vihet nën sundimin e Republikës Popullore të Kinës, e cila ka përforcuar praninë e saj ushtarake dhe mendohet se është afër pushtimit të vendit.

Në samitin e demokracisë u ftuan edhe disa vende të Ballkanit duke përfshirë edhe Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori