LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për krizën në Siri, pas një takimi të nivelit të lartë në Nju Jork.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka sugjeruar se Moska nuk ka ardhur në tavolinën e bisedimeve “me propozime konstruktive”.

Kerry pas takimit me Grupin ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë, ka thënë se Uashingtoni do të mundohet të arrijë një marrëveshje për tu bërë tranzicioni politik, që do t’i jepet fund konfliktit pesë vjeçar në Siri.


Por ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë që qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aleati kryesor, Rusia “të kryejnë pjesën e tyre”.

“Nëse rusët vijnë tek ne me propozime konstruktive ne do të dëgjojmë”, tha Kerry pas takimit të nivelit të lartë, ku kanë marrë pjesë homologu i tij rus, Sergei Lavrov dhe diplomatë nga Evropa dhe vendet arabe.

Lavrov ka thënë se opozita siriane duhet të bëjë kompromis me Assadin që të ndalohen grupet ekstremiste siç është Shteti Islamik “që të përfitojnë nga kjo situatë”.

Kerry ka shtuar se “nuk jam më pak i vendosur sot se sa isha dje por jam më shumë i frustruar”.

Ai ka thënë se Grupi ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë ishin arritjes së “unanimitetit” për mbështetjen e procesit të paqes të propozuar nga Uashingtoni, si e vetmja rrugë reale për të zgjidhur krizën.

Takimi i Kerryt dhe Lavrov ndodhi pikërisht në ditën kur mediat shtetërore në Siri njoftoi për një ofensivë të re të sulmeve ajrore në zonat e qytetit të Alepos, ku sipas Damaskut, janë të vendosur “terroristët”.

Staffan de Mistura, i dërguari i OKB-së për Sirinë e ka quajtur takimin në Nju Jorksi të “gjatë, të dhimbshëm, të vështirë dhe dëshpërues”.

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori