LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Dëbohen 35 diplomatë rusë, shpallen sanksione të reja

SHBA: Dëbohen 35 diplomatë rusë, shpallen sanksione të reja

Shtetet e Bashkuara thonë se i dëbojnë 35 diplomatë të Rusisë, derisa i shpallën sanksionet e reja ekonomike dhe masat e tjera ndëshkuese, në përgjigje të sulmeve kibernetike ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Këto masa, të shpallura mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë, gjerësisht janë paralajmëruar më herët. Këtë e bëri edhe presidenti amerikan, Barack Obama, në një intervistë më herët këtë muaj.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë theksohet se dy komplekse diplomatike ruse në Merilend dhe Nju Jork, që konsiderohet se ishin të përfshira në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës, janë urdhëruar të mbyllen, ndërsa 35 diplomatë rusë, të identifikuar si operativistë të inteligjencës, do të dëbohen.


Pos kësaj, katër zyrtarë të lartë dhe entitete të ndërlidhura me agjencinë e inteligjencës ushtarake ruse, GRU, dhe agjencinë kryesore të sigurisë ruse, FSB, janë goditur me sanksione të reja financiare dhe të udhëtimit, transmeton Rel.

“Këto aksione nuk janë shuma totale e përgjigjes tonë ndaj aktiviteteve agresive ruse”, tha presidenti amerikan, Barack Obama, në deklaratën e tij, dhe ka shtuar se “ne do të vazhdojmë të ndërmarrim një seri të aksioneve në kohën dhe vendin e zgjedhjes sonë, disa prej të cilave nuk do të publikohen”.

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori