LAJMI I FUNDIT:

Shaw: Ronaldo ka ndryshuar mentalitetin e Manchester Unitedit

Shaw: Ronaldo ka ndryshuar mentalitetin e Manchester Unitedit

Mbrojtësi anglez, Luke Shaw ka thënë se Cristiano Ronaldo ka ndryshuar ekipin e Manchester Unitedit me mentalitetin e tij “të pabesueshëm”.

Shaë ka thënë se lojtarët ndjekin shembullin e shokut të tyre portugez kur bëhet fjalë për fokusin e tij në stërvitje dhe profesionalizmin, me mbrojtësin që beson se lidershipi i Ronaldos mund të çojë në përmirësimin e gjithë ekipit.

Sidoqoftë, vendosmëria e Unitedit po testohet në fillim të sezonit pasi tre humbje në shtator dhe një barazim zhgënjyes kundër Everton në fillim të tetorit kanë ftohur ndjenjat e ngrohta që kur Ronaldo njoftoi për herë të parë kthimin e tij në Old Trafford.


Efekti Ronaldo, Manchester Unitedit i shtohen 550 milionë funte në vlerën e aksioneve në vetëm disa javë
Lexo po ashtu Efekti Ronaldo, Manchester Unitedit i shtohen 550 milionë funte në vlerën e aksioneve në vetëm disa javë

“Ju e njihni yllin që ai është, atë që ka bërë gjatë shumë viteve, është thjesht e pabesueshme të jesh në një zhveshtore me të”, ka thënë fillimisht Shaw për BBC Radio 5 Live.

“Ju e shihni mënyrën sesi ai sillet, sa profesionist është. Është e qartë për mua pse ai ka qenë në krye për kaq shumë vite”.

“Mendësia e tij është e pakalueshme. Unë mendoj se ai me të vërtetë e ka përmirësuar atë brenda dhe përreth zhveshtores”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori