LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja e lirë nuk mund të bëhet këtë vit (Video)

Lëvizja e lirë nuk mund të bëhet këtë vit (Video)

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), ka thënë se institucionet duhet të jenë shumë të kujdesshme me afatet që japin para qytetarëve sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka deklaruar se e thotë me siguri të plotë se vizat nuk mund të liberalizohen këtë vit.

“Ne me siguri të plotë mund të konfirmojmë se lëvizja e lirë nuk mund të bëhet këtë vit. Ajo çfarë kemi parë te Ukraina dhe Gjeorgjia, është se dy muaj pas mbledhjes së komitetit LIBE janë liberalizuar vizat. Ne nuk jemi as për së afërmi të mbledhjes së komitetit LIBE për plotësim ndryshim të rregullores”. ka deklaruar Shasha.


Ai ka thënë se ka edhe një varg hapash të cilët kërkojnë një periudhë të caktuar kohore deri të liberalizimi i vizave.

“Ne jemi te hapi i dytë dhe na mbesin edhe gjashtë hapa”.

Sipas përfaqësuesit të EPIK çdo ditë që kalon e që nuk kalohet në hapat e radhës, komplikohet situata e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Skenari më i mundshëm pozitiv është të kalohet edhe hapi i tretë brenda këtij viti. Të votohet plotësim ndryshim të rregullores por edhe ky hap çdo ditë që po kalon po vështirësohen punët. Shpresa ka ende, por çdo ditë që kalon e vështirëson këtë hap”.

Shasha ka thënë se janë shqetësuese deklaratat e zyrtarëve qeveritarë si zv/kryeministra, ministra e të tjerë që fajësojnë BE-në dhe kërcënojnë.

“Zyrtarët e BE-së nuk kanë dhënë afate për liberalizimin e vizave. Falje duhet të kërkojnë vetë zyrtarët tanë që kanë dhënë afate para qytetarëve të Kosovës”, tha Shasha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori