LAJMI I FUNDIT:

SHASH-Maqedoni është për kthimin e nxënësve në shkolla

SHASH-Maqedoni është për kthimin e nxënësve në shkolla

Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë në Kumanovë këmbëngul që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike, duke përfshirë të gjithë ciklet e mësimit. Kreu i saj, Samet Jahiu tha për “Alsat” se prania e nxënësve në shkollë dëshmon se arsimi zhvillohet në mënyrë efektive. Madje, sipas tij mësimi online do të diskriminojë nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike në familje.

“Përmes mësimit online ne arsimtarët nuk e dimë a janë nxënësit prezent aty, a prindi është duke e shpjeguar ose nxënësi. Më mirë ti bëjnë siç e tha propozimin ministri i arsimit me shkurtim të orarit të orës mësimore se sa online. Sadopak, prezenca e nxënësit në klasë e ka efektin e vet. Ne në fakt po i dëmtojmë disa nxënës që nuk kanë as kushte elementare për zhvillimin e mësimit online. Aty po jemi të padrejtë ndaj tyre”, pohoi Samet Jahiu, kryetar I SHASH-Kumanovë.

Kreu i SHASH-it tha se tashmë çdo vendim i miratuar nga Qeveria do të jetë i vonshëm për përgatitjen e shkollave për mësim. Madje, sipas kësaj shoqate e pranueshme do të ishte edhe mësimi në disa ndërrime.


“Protokollet është dashur tashmë të përgatiten, tash është e vërtet se është vonë. Është vonë por më mirë vonë se hiç. Veç tash ne arsimtarët është dashur ta kemi programin se si do të duhet të zhvillohet proçesi mësimor ndërsa ne akoma nuk e dimë se si. Po punojmë në tre ose katër ndërrime, nëse e kërkon nevoja vetëm nxënësit të vij në klasë”, tha Samet Jahiu, kryetar i SHASH-Kumanovë.

Gjithashtu, Jahiu rekomandon që komunat të vendosin për modelin e realizimit të mësimit nëpër klasa, varësisht numrit të nxënësve në to./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori