Edhe në moshën 67-vjeçare, aktorja e famshme e Hollywood-it Sharon Stone vazhdon të duket e mrekullueshme. Ajo e dëshmoi këtë sërish përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet me bikini me motiv kafshësh

Pas gjithçkaje që ka kaluar, Stone sot di të shijojë të mirat që i ofron jeta. Ditët e fundit po i kalon në Los Angeles dhe këtë e ndau me ndjekësit e saj, duke publikuar një foto nga një jaht, ku u mbush me komplimente dhe komente të shumta si “Përgjithmonë mbretëreshë” apo “E bukur si gjithmonë”.


Ylli i filmit “Basic Instinct” prej vitesh shquhet për krenarinë me të cilën e tregon trupin e saj në formë, edhe pse po i afrohet të tetëdhjetave. Vitin e kaluar ajo pozoi me bikini pas ushtrimeve në pishinë dhe disa herë ka folur hapur për marrëdhënien e saj me trupin dhe procesin e plakjes.

Në një intervistë për The Times në mars, Stone theksoi se shumë njerëz me kalimin e viteve ndalojnë së kujdesuri për pamjen e tyre, por sipas saj trupi duhet dashur në çdo fazë të jetës. “Kam pasur duar të bukura, sot janë të forta dhe krijojnë art. Edhe nëse janë me rrudha, ndoshta pikërisht kjo u jep atyre vlerë,” është shprehur aktorja, fituese e çmimit Emmy dhe e Globit të Artë, e cila është nënë e tre djemve, transmeton Telegrafi.

Stone prej kohësh avokon për plakje natyrale dhe shpesh kritikon obsesionin me ndërhyrjet estetike. Ajo nuk ngurron të thotë se ata që turpërohen nga mosha e tyre janë “të marrë dhe mosmirënjohës”, ndërsa vetë ndihet mirënjohëse për shëndetin dhe jetën që ka.

Qëndrimin e saj e dëshmoi edhe kur zbuloi se një ish-partner më i ri e kishte lënë pasi ajo kishte refuzuar të bënte botoks. “Nëse nuk më sheh për atë që jam, atëherë gjeje rrugën drejt daljes”, ishte përgjigjja e saj plot vetëbesim. /Telegrafi/