LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë

Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë

Dialogu politik vjetor, i cili u realizua në mënyrë virtuale nën organizimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), i bashkoi ministrat përgjegjës të administratës publike të rajonit bashkë me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që bashkërisht t’i analizojnë rezultatet e arritura, si dhe sfidat e rajonit lidhur me proceset reformuese.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, tha se reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së RMV-së.

“Qëllimi i këtij Projekti IPA është të optimizojë kuadrin e përgjithshëm institucional, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të forcojë etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike, ndër të tjera nëpërmjet zbatimit të analizës funksionale dhe miratimit të një ligji i ri për organet e administratës shtetërore. Pas shqyrtimit të komenteve dhe sugjerimeve nga debati i hapur i zhvilluar pak kohë më parë, ne do të jemi të gatshëm që ta avancojmë në fazën finale këtë projekt të rëndësishëm. Vlen të theksohet edhe fakti që me ndihmën e SIGMA-s kemi arritur të përgatisim 3 ligje të rëndësishme, dhe atë: Ligji për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ dhe Ligji për strukturat e larta udhëheqëse“, tha Shaqiri.


Sipas njoftimit të MSHIA-s, ministri Shaqiri shtoi se ne “Ne jemi të vendosur që ta çojmë para këtë proces”.

“Do prezantojmë masa të reja për të ndihmuar kompanitë e këtij sektori, të nxisim studentët që të studiojnë në këtë sektor. Gjithashtu do investojmë në përmirësimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe me formimin e Agjencisë digjitale do ti japim një shtysë të madhe procesit të digjitalizimit në vend. Duhet e përmendur edhe Sistemi i menaxhimit të dokumenteve si një komponent tejet i rëndësishëm në komunikim ndërinstitucional, me anë të të cilit synojmë që informacioni të kalojë shumë shpejtë nga institucioni në institucion dhe dokumentet të procesohen në kohë shumë të shkurtë kohore”, tha Shaqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori