Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Watfordit të Valon Behramit.

Kështu së paku raportojnë mediat angleze, të cilat bazohen në rezultatet e testeve mjekësore të bëra nga futbollisti i Stoke Cityt.


Por, Shaqa aktualisht është duke i pritur rezultatet e skanimit të lëndimit, ndërsa trajneri i skuadrës angleze, Mark Hughes nuk duket shumë optimist.

Stoke dhe Watford do të takohen gjatë fundjavës në kuadër të xhiros së 31-të të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app