LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Liverpooli ka mentalitetin e duhur në rrugën drejt suksesit

Shaqiri: Liverpooli ka mentalitetin e duhur në rrugën drejt suksesit
Liverpool (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka folur për faqen zyrtare të Liverpoolit, ku ka theksuar se klubi anglez ka mentalitetin e duhur për të arritur sukses.

Reprezentuesi zviceran fitoi tre kampionate me Baselin në Zvicër para se të fitonte edhe dy tituj tjerë të Bundesligës me Bayern Munichun.

Por, Shaqiri beson se edhe Liverpooli ka mentalitetin fitues sikurse Bavarezët dhe beson gjithashtu se kanë grupin e mirë të lojtarëve për të arritur deri te suksesi.


Xherdan Shaqirit iu është rritur vlera për 40 milionë euro nga vera
Lexo po ashtu Xherdan Shaqirit iu është rritur vlera për 40 milionë euro nga vera

“Kam luajtur në Gjermani dhe kam fituar tituj atje, kështu që unë kam përvojë prej saj”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Liverpoolfc.com.

“Duhet të ketë një mentalitet fitues dhe lojtarët duhet të fokusohen”.

Shaqiri duke festuar një gol ndaj Unitedit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Mendësia është e ngjashme edhe këtu. Ju duhet të shkoni në ndeshje duke u përpjekur për të fituar ato dhe për të dhënë gjithçka për të bërë këtë”.

“Unë jam goxha i sigurt me talentin që kemi në ekip, që mund të arrijmë shumë”.

Shaqiri ia kishte bërë të qartë vëllait menaxher: Mos prano asnjë ofertë tjetër sepse dua të punoj me Kloppin
Lexo po ashtu Shaqiri ia kishte bërë të qartë vëllait menaxher: Mos prano asnjë ofertë tjetër sepse dua të punoj me Kloppin

“Tani duhet të vazhdojmë fortë deri në fund, të punojmë shumë në stërvitje, t’i bëjmë ato mësime në ndeshje dhe të vazhdojmë përpara”.

“Ka shumë rrugë për të shkuar, por ne jemi në një mënyrë shumë të mirë për të qenë të suksesshëm”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori