Zvicra ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Irlanda e Veriut me rezultat minimal 0-1.

Që nga fillimi i ndeshjes, zviceranët ishin më të mirë në fushë dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi.


Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë në minutën e nëntë por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Vetëm një minutë më vonë Blerim Xhemaili tentoi por rezultati mbeti i pandryshuar 0-0.

Kyle Lafferty tentoi për vendasit por në fund nuk ishte e saktë goditja e tij.

Me rezultatin e fillimit të ndeshjes 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

GettyImages 872230178

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për zviceranët të cilët edhe arritën të shënonin gol.

Ishte minuta e 56-të kur Xherdan Shaqiri goditi në drejtim të portës por mbrojtësi vendas Evans e preku topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e 11 metërshit i saktë ishte mbrojtësi i majtë i Milanit, Ricardo Rodriguez që shënoi për 0-1.

Deri në fund mysafirët tentuan të shënonin golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

GettyImages 872209812

Për Zvicrën në këtë takim titullarë ishin tre futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.

Ndërkohë Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Zvicra ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Ndeshja e kthyese do të jetë tri ditë më vonë në Basel të Zvicrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app