Shpërthimi tragjik i aeroplanit malajzian, i cili u qëllua nga një raketë më 17 korrik teksa fluturonte mbi “zonën e nxehtë” të Donjetskut në lindje të Ukrainës, na sjell në kujtesë një rast të ngjashëm, atë të goditjes së aeroplanit koranojugor nga Bashkimi Sovjetik.
Më 1 shtator të vitit 1983, një aeroplan me civilë i një kompanie koreane, i cili po fluturonte nga New Yorku për në Seul, ndërroi papritur kursin duke fluturuar mbi hapësirën ajrore sovjetike. Pas kësaj, një aeroplan bombardues sovjetik e qëlloi aeroplanin me civilë, duke bërë që ai të rrëzohej në ishujt Sakalin, në skajin më lindor të Bashkimit Sovjetik. Goditja ishte fatale, duke shkaktuar vdekjen e 269 pasagjerëve dhe të ekuipazhit. E gjithë bota u trondit në atë kohë dhe reagoi ashpër ndaj Bashkimit Sovjetik, përveç Kinës.
Fillimisht Moska tha se aeroplani bombardues thjesht e kishte ndjekur aeroplanin korean, ndërsa një javë më pas pranoi sulmin, duke argumentuar se bëhej fjalë jo për një aeroplan me civilë, por për një mision spiunazhi.
Pavarësisht këtyre, e gjithë bota e di se aeroplani me civilë u qëllua pa paralajmërim. Megjithatë, bindja e Bashkimit Sovjetik se aeroplani ishte në mision spiunazhi ishte e sinqertë. Këtë e dëshmon një raport i dërguar nga Ministria ruse e Mbrojtjes drejt liderit sovjetik, Juri Andropovit në atë kohë, i cili dilte në përfundimin se KGB-ja kishte sajuar historinë e spiunazhit për t’ia fshehur udhëheqjes të vërtetën mbi ngjarjen, në mënyrë që të shmangte marrjen e përgjegjësive.
Mirëpo, goditja e aeroplanit korean, pasoi me një goditje të rëndë të imazhit të BRSS-së në arenën ndërkombëtare. Muajt që pasuan që nga goditja e aeroplanit korean dhe deri në shkurtin e vitit 1984, atëherë kur u nda nga jeta edhe Andropovi, ishin më të tensionuarat që kishte njohur ndonjëherë bota, që pas krizës së raketave kubane të vitit 1962. Liderët e Bashkimit Sovjetik u kapluan prej paranojës ekstreme, duke u frikësuar nga një sulm i mundshëm nuklear prej Washingtonit. Vendosja e sistemit të raketave amerikane në Evropë dhe kryesisht në Gjermaninë Perëndimore, ishte një mesazh i qartë për Bashkimin Sovjetik.
Frika e Moskës nisi të bëhej më e madhe, kur edhe NATO nisi stërvitjen e anijeve që përmbanin predha nukleare në nëntor të vitit 1983. Ata e quajtën këtë stërvitje të NATO-s si nisjen e një sulmi të vërtetë, por vizioni dhe gjakftohtësia e zyrtarëve të lartë ushtarakë sovjetikë ishin ato që e shpëtuan botën nga katastrofa bërthamore.
Në retrospektivë, sulmi i aeroplanit korean ishte edhe nisja e fundit të Bashkimit Sovjetik. Dhe ky fund nisi pas shumë vitesh tensione dhe sanksione, që e kishin bërë BRSS-në një vend tërësisht të izoluar.
Tani, pas sulmit të aeroplanit maljazian, Putini ndodhet në pozicionin e Andriopovit. Ashtu si në atë kohë, edhe sot Rusia po përballet me një izolim total prej sanksioneve të vendosura nga Perëndimi. Ka një hendek mjaft të madh mes Moskës dhe Perëndimit dhe në një mënyrë apo në një tjetër, gjerat do të përkeqësohen më shumë për Putinin.
Në vitet ’80, qytetarët sovjetikë ishin thuajse të pashqetësuar nga kriza mes Lindjes dhe Perëndimit, ndoshta edhe për mungesën e informacionit të duhur, ndërsa sot, opinioni publik rus nuk i ha më propagandat antiperëndimore të Putinit. Ato që e fundosën BRSS-në në atë kohë ishin izolimi total, propaganda e ashpër dhe mungesa e vullnetit për të bashkëpunuar me hetuesit ndërkombëtarë. Ndërsa sot, duket sikur historia përsëritet. Presidenca e Putinit nisi keq në vitin 2000 me fundosjen e nëndetëses nukleare “Kursk”. Rusia në atë kohë fajësoi NATO-n për tragjedinë, ndërkohë që refuzoi ndihmat evropiane për operacionin e shpëtimit. Edhe vetë Putini u tregua patetik, teksa shpjegimi i tij i vetëm për këtë ngjarje ka qenë një dalje e shkurtër në media në të cilët tha vetëm këto fjalë: “Nëndetësja u mbyt”.
Sot, kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë të tensionuara, Putini akuzon Ukrainën për tragjedinë e aeroplanit malajzian. Mediat e sponsorizuara në Rusi prej pushtetit të Putinit, po shpikin gjithfarë historish për ngjarjen tragjike, duke raportuar se aeroplani malajzian është qëlluar prej Ukrainës në përpjekje për t’ia lënë fajin separatistëve prorusë. Ndërkohë që përgjegjësia e Ukrainës në këtë rast mbetet ende për t’u hetuar, Putini po bën gabimin më të madh, duke ia vënë gishtin Kievit, si shkaktar të tragjedisë. Duke përjashtuar kategorikisht çdo lloj mundësie se aeroplani mund të jetë qëlluar prej separatistëve prorusë, Presidenti Putin rrezikon të humbasë shumë pikë.
Nëse hetimet provojnë se ishin separatistët ata që e qëlluan aeroplanin, atëherë e vetmja rrugë shpëtimi për Putinin do të ishte dënimi publik i aktit dhe i tyre. Nëse ndodh kështu, Putini do të humbasë mbështetjen e separatistëve, por kjo perspektivë është shumë e dhimbshme për Kremlinin.
Mirëpo, duke qenë i zoti në mashtrim dhe dizinfromim, Putini po bluan momentalisht çorbën e fundit. Dhe, nëse ajo çorbë gatuhet, atëherë nuk do të kemi gjë tjetër përveçse thellim të krizës. Kriza e raketave kubane dhe aeroplani korean janë ende të freskëta në memorien tonë dhe kështu duhet të jenë edhe për Putinin, i cili sot, e ka një shans për t’u bërë Gorbaçov.
(Botuar në “Foreign Policy”. Përktheu: Erald Deliu/Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A