LAJMI I FUNDIT:

Shala përgëzon FHK për pranim me drejta të plota në IHF

Shala përgëzon FHK për pranim me drejta të plota në IHF

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), Kujtim Shala ka uruar Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK), me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), duke u bërë anëtare e 200-të e kësaj federate.

Njeriu i parë i sportit tonë, ka përgëzuar drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollistët, si dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të hendbollit të Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se përparimi i sportit të Kosovës në planin ndërkombëtar, është dëshmi e sukseseve të shtetit të Kosovës.

“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala, dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori