Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se në momentin kur të formohet qeveria e re duhet të kthehet Ministria e Inovacionit si dhe Teknologjia e Informacionit duhet të futet në programin arsimor që nga klasa e parë.
Kështu tha Shala në diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin në vend të organizuar nga Qendra Kosovare e Inovacionit, media online Telegrafi.com dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK).
Shala tha se nuk e dinë arsyen se pse Qeveria Kurti e ka shuar këtë ministri, e cila sipas tij ka një rëndësi të rëndësishme.
“Nuk mund ta shikojmë inovacionin vetëm në fushën e informacionit por edhe në sferën tjetër. Duhet të vendosim ta kategorizojmë Kosovën se në cilin nivel është dhe sa janë mundësitë e Kosovës për me bo inovacion dhe të përcaktojmë mekanizmat e saj, si dhe llojet e burimeve për inovacion dhe kush do të përfshihet saktë”, ka thënë ai.
Shala nga PDK theksoi se në kohën e Ministrisë së Inovacionit pengesë kryesore për realizimin e projekteve nga kjo fushë ka qenë baza ligjore.
“Në momentin që të krijohet qeveria e re duhet të kthehet Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ka qenë një prej ministrive shumë të rëndësishme në atë kohë. Nuk e dimë pse nuk është më. Ka qenë një vendim i qëlluar që është krijuar kjo ministri, e nuk e dimë arsyen pse është shuar kjo nga qeveria Kurti”, u shpreh Shala.
Sipas tij, në plan programin e PDK-së është edhe futja e Teknologjisë së Informacionit edhe për nxënësit duke filluar nga klasa e parë.
“Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12-të, në 12 vitet e ardhshme do të vijën në tregun e punës dhe si e tillë teknologjia e informacionit duhet të futet në plan programin e arsimit. Duke pas parasysh që e kemi këtë numër të nxënësve, 330 mijë, Kosova e ka një pozicion shumë të mirë që mund t’i lidh shtetet e rajonit me kompanitë e huaja. Teknologjia e informacionit duhet të përfshihet nga klasa e parë ose parashkollor, dhe natyrisht që kjo duhet të jetë pjesë e programeve. Kjo është pjesë e plan programit të PDK-së”, ka thënë ndër të tjera Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025