Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar raportin “Amnistia e Krimeve të Luftës në Kosovë”, ndërsa u tha se 21 vjet e pas përfundimit të luftës në Kosovë, krimet e luftës nuk po gjejnë përgjigjen dhe trajtimin që e meritojnë për të zbardhur dhe ndëshkuar kryesit e këtyre veprave penale.
Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD tha se gjetjet e këtij raporti konstatojnë se Kosova me mos veprim ka arritur që në mënyrë sistematike të ofrojë amnisti të plotë për kryerësit e veprave penale të krimeve të luftës.
“Amnistimi i tillë në rastet e krimeve të luftës është bërë si nga misioni i UNMIK-ut, EULEX-it, por edhe prokurorët dhe gjyqtarët vendorë, amnistim ky i pasuar nga mungesa e vullnetit politik që të hetojë, ndjek dhe gjykojë krimet e luftës në Kosovë. Në këtë raport, IKD ka elaboruar masakrat kryesore që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, e të cilat masakra përkujtohen çdo vit nga ana e institucioneve shtetërore dhe akterët politikë në Kosovë, por që deri më sot, kryerësit e këtyre krimeve në këto masakra kanë mbetur të pandëshkuar”, tha ai.
Sipas Shalës, në Republikën e Kosovës për dallim nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina por edhe Serbia, nuk ekziston një strategji kombëtare për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.
Po ashtu, Shala tha se përkundër faktit se shumica më e madhe e viktimave gjatë luftës së fundit në Kosovë i përkasin etnisë shqiptare, paradoksalisht, shumica e të dënuarve për krime lufte në Kosovë i përkasin etnisë shqiptare.
“Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsejtë 13, 535 njerëz. Edhe sot mbi 1600 persona konsiderohen të zhdukur. Krahas vrasjeve dhe humbjeve në jetë njerëzore, vlerësohet se janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi dhe janë dëbuar me dhunë nga Kosova më se 1 milion vetë. Dëmet e luftës nga ekspertë të fushës kalojnë 22 miliardë euro. Përgjigja e Republikës së Kosovës lidhur me këto krime, përkthehet në këto shifra: Nga tetori i vitit 1999 e deri në qershor të vitit 2020, kanë qenë gjithsej 117 të akuzuar. Nga ky total i numrit të të akuzuarve, 62 prej tyre janë shqiptarë, 49 serbë, 5 malazezë dhe një nga komuniteti RAE. Përderisa, nga 117 të akuzuar, 40 prej tyre janë dënuar për krime lufte nga gjykatat, prej të cilëve 35 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez”, ka përfunduar Shala.
Ndërkaq, hulumtuesja e IKD-së, Medina Kadriu, tha se nga viti 1999 deri në vitin 2000, nga prokurorët vendor janë ngritur aktakuza ndaj 29 serbëve, një shqiptari dhe tre malazezëve.
Lidhur me punën e Misionit të UNMIK-ut, hulumtuesja Kadriu, tha se nga viti 2000 e deri në vitin 2008, nga prokurorët e UNMIK-ut janë ngritur aktakuza ndaj tre serbëve, 19 shqiptarëve dhe një malazezi, derisa vetëm një person është dënuar.
“UNMIK i ka kontribuar klimës së mos ndëshkimit të krimeve të luftës, ngase nuk kanë zhvilluar hetime të menjëhershme, e as hetime të pavarura, e të paanshme, dhe si rezultat i kësaj, vetëm një numër i vogël nga personat përgjegjës të krimeve të luftës dhe të krimeve ndër-etnike në Kosovë, gjatë dhe pas luftës, janë sjellë para drejtësisë në gjykatat ndërkombëtare apo vendore”.
Lidhur me punën e EULEX-it, Kadriu tha se “nga prokurorët e misionit të EULEX-it, nga viti 2009 deri në vitin 2018, janë ngritur aktakuza ndaj 11 serbëve, 39 shqiptarëve, një (1) malazezi, dhe një (1) personi nga komuniteti RAE. Ndërsa, me aktgjykime dënuese të formës së prerë të shqiptuara nga gjyqtarët e EULEX-it, kanë përfunduar ndaj 38 personave”, duke shtuar se “Misioni i EULEX-it ka dështuar që të vendos si prioritet zgjidhjen e rasteve të mbetura të krimeve të luftës që kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe të vendos një bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal, veçmas me Serbinë, që do të kontribuonte në sigurimin e prezencës së dëshmitarëve dhe të akuzuarve për gjykim, si dhe materialit tjetër provues”.
Kadriu po ashtu tha se kompetencat për hetimin e rasteve të krimeve të luftës i kanë kaluar prokurorëve dhe gjyqtarëve vendor në vitin 2014, me përjashtim të “rasteve në proces”, për të cilat ka pasur kompetencë EULEX-it, duke shtuar se bartja e të gjitha kompetencave, ishte bërë në vitin 2018.
Lidhur me punën e PSRK-së, Kadriu tha se kjo prokurori ka ngritur 14 aktakuza për rastet e krimeve të luftës, derisa është evidentuar vetëm një rast që ka përfunduar me aktgjykim dënues të formës së prerë.
Mirvet Thaçi, hulumtues në IKD, tha se përkundër faktit se numri më i madh i viktimave i përkasin etnisë shqiptare, numri i të akuzuarve, dhe veçanërisht numri i të dënuarve, shqiptarë është shumë më i madh se numri i të akuzuarve dhe dënuarve serbë.
“Nga viti 1999 e deri në qershor të vitit 2020 për rastet e krimeve të luftës janë akuzuar gjithsej 117 persona, 62 prej të cilëve të etnisë shqiptare, 49 të etnisë serbe, pesë të etnisë malazeze dhe një nga komuniteti RAE. Ky disbalanc është edhe më i theksuar sa i përket numrit të të dënuarve për rastet e krimeve të luftës. Përkatësisht, gjatë kësaj periudhe kohore janë me aktgjykim të formës së prerë janë dënuar 40 persona, 34 prej të cilëve shqiptare, katër shqiptarë dhe një malazez. Shprehur në përqindje, i bie se nga totali i të dënuarve, 87.5% i përkasin etnisë shqiptare, 10% etnisë serbe dhe 2.5% etnisë malazeze”.
Thaçi po ashtu tha se në një numër të konsiderueshëm të masakrave, si masakra e familjes Jashari, Reçakut, Izbicës, Rezallës dhe tjera nuk kanë marrë përgjigje nga sistemi i drejtësisë. Sipas tij, për masakrat kryesore të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk është dënuar asnjë person.
Po ashtu, Thaçi tha se nga të dhënat e terrenit, janë identifikuar raste të krimeve të luftës, ku familjarët e viktimave nuk janë intervistuar asnjëherë, qoftë nga UNMIK-u, EULEX-i apo PSRK.
Thaçi ka përfunduar se adresa e vetme për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës mbetet PSRK, derisa i ka cilësuar si të paarritshme idenë për themelimin e një Tribunali ndërkombëtar nga Republika e Kosovës dhe idenë për zgjerimin e mandatit të Dhomave të Specializuara edhe në raport me krimet e kryera ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim