Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet.
Sipas një njoftimi, ministri Shala ka thënë se kjo po bëhet për herë të parë, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.
“Për herë të parë do të pastrohen rezervarët e pompave të derivateve në Republikën e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit. Para disa jave kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ me të cilin obligohen kompanitë që tregtojnë derivate në tregun tonë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve çdo 3 vjet”, tha ministri Shala.
Ai ka bërë të ditur se ka pasur shumë ankesa për cilësi të naftës, por tashmë secila kompani që kërkon të licencohet duhet t’i pastrojë rezervarët.
“Për 20 vjet rresht në Kosovë kemi pasur ankesa për cilësinë e naftës, jemi sfiduar për kontroll të kualitetit, por asnjëherë deri tani nuk kemi obliguar kompanitë që t’i pastrojnë rezervarët në të cilat mbajnë këto derivate. Tashmë secila kompani që licencohet për tregti me derivate do ta ketë edhe njërin nga kriteret kyçe pastrimin e rezervarëve, duke e mbrojtur konsumatorin. Pastrimi do të bëhet në përputhje të plotë me standardet evropiane duke rritur edhe kualitetin në tregun vendor”, tha Shala.
Ministri ka theksuar se puna do të vazhdojë në kontroll dhe rritje të cilësisë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.
“Qëndroj i pa lëkundur për kontroll të cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit, dhe tashmë është ridraftuar edhe ligji i ri për naftën dhe shume shpejt do të jetë në Kuvend. Aty, parashohim edhe hapa tjerë me qellim të rritjes së cilësisë, kontrollin e tregut, rritjen e të hyrave për shtetin me synimin e vetëm, mbrojtjen e konsumatorit”, tha Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime