LAJMI I FUNDIT:

Shala, Mujës: Po gënjen dhe manipulon për të arriturat e ndërmarrjes Trepça

Shala, Mujës: Po gënjen dhe manipulon për të arriturat e ndërmarrjes Trepça

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka përmendur të arriturat, siç e ka quajtur ai, të dhjetë vjetëve në ndërmarrjen publike Trepça për vetëm në vitin e fundit.

Muja këto komente i ka bërë gjatë raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi.

Mirëpo, ndaj këtij qëndrimi të Mujës, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetari i Komisionit, Ferat Shala i cili e quajti gënjeshtar dhe manipulues deputetin e LVV-së.


“Po gënjen dhe mos manipuloni për arritjet në Trepçë. Po bëni politikë, sepse ne nuk po flasim sot për performancën e ndërmarrjeve publike”, tha Shala, ndërsa për këtë nuk pati reagim nga deputeti Muja.

Rizvanolli ka raportuar për ndarjet buxhetore për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Ministrisë së Ekonomisë.

Ministrja në seancën dëgjimore lidhur me Projektligjin për Buxhetin për 2023 ka thënë se për herë të parë me planifikimet buxhetore janë paraparë tri projekte të reja për sektorin e ujërave në vlerë mbi 20 milionë euro.

Shala tha se shuma prej 3 milionë euro janë të pamjaftueshme për Trepçën, duke propozuar që për këtë ndërmarrje publike të ndahen 10 milionë euro. /Telegrafi/