LAJMI I FUNDIT:

Shala: MTI-ja po e thjeshtëzon dhënien e lejeve dhe licencave

Shala: MTI-ja po e thjeshtëzon dhënien e  lejeve dhe licencave

Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ministria që drejton si njëra ndër ministritë kryesore që përkujdeset për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë është duke mbajtur një rol aktiv në disa procese të rëndësishme reformuese që ndërlidhen ngushtë me procesin e reformës shtetërore si dhe zvogëlimin e barrës administrative dhe thjeshtëzimin të lejeve dhe licencave në Kosovë.

“Sa i përket shërbimeve, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me projektin e BE-së ka përfunduar rishikimin e legjislacionit vendor ku është analizuar se a është në harmoni me Direktivën e BE-së 2006/123/KE. Direktiva e Shërbimeve synon të lehtësojë themelimin dhe ofrimin e shërbimeve në vendet tjera anëtare dhe të ofrojë shërbime ndërkufitare mes vendeve anëtare të BE-së. Gjatë rishikimit të legjislacionit 54 ligje dhe akte nënligjore janë identifikuar që duhet të plotësohen/ndryshohen”, tha Shala gjatë raportimit në Grupin e Veçantë të Administratës Publike.

Shala bëri të ditur se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka hartuar Ligjin për Shërbime i cili trans-pozon pjesërisht Direktivën e BE-së Nr.2006/123/KE për Shërbimet në tregun e brendshëm.


“Trans-pozimi i pjesërishëm i Direktivës së Shërbimeve i mundëson Kosovës që hapja e tregut të bëhet në mënyrë progresive dhe të mbrohen bizneset vendore”, tha ai.

Sipas ministrit Shala Ligji për Shërbime Nr. 05/L-130 është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ka hyrë në fuqi në muajin mars 2017 dhe bazuar në Ligjin për Shërbime 05/L-130 janë hartuar dy udhëzime administrative:

Udhëzim Administrativ për Procedurën e Njoftimit dhe Vlerësimin e Përputhshmërisë së Projekt Akteve Normative me Ligjin për Shërbime. (është aprovuar nga Qeveria e Kosovës me 23 Mars 2018) dhe udhëzimi Administrativ për Mënyrën e Funksionimit të Pikës së Vetme të Kontaktit

“Me këtë Udhëzim Administrativ, që është në procedurë të konsultimit publik, rregullohet mënyra e funksionimin të Pikës së Vetme të Kontaktit për Shërbime që ka për qëllim t’ua lehtësojë ofruesve dhe përfituesve të shërbimeve, qasjen. Kosova gjithashtu ka negociuar edhe Protokollin Shtesë 6 (AP6) në kuadër të CEFTA-s, ku Kosova është e përkushtuar të krijojë një kornizë institucionale pra, një Pikë Kontakti për Shërbimet (PKSh). Sa i përket themelimit të Pikës së Vetme të Kontaktit në kuadër të Direktivës së Shërbimeve dhe në kuadër të CEFTA-s, është menduar të kemi një portal të vetëm dhe jemi në hapat fillestar ku është hartuar Plani i Veprimit për themelimin e PVK. Ky proces do të bëhet në koordinim me institucionet relevantë përfshirë MZHE, MAP (ASHI), MTI (ARBK), ATK”, tha Shala.

Ministri tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur në fokus të posaçëm edhe aktivitete tjera që ndërlidhen me procesin e reduktimit të barrës administrative.

“Mund t’iu konfirmoj se MTI është një ndër institucionet e para në Kosovë që është duke e zbatuar procesin e thjeshtëzimit të lejeve dhe licencave që lëshohen nga agjencitë dhe departamentet përkatëse të MTI-së. Këtë aktivitet jemi duke e bërë në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Klima e Investimeve II” të implementuar nga IFC/Banka Botërore dhe MTI ka identifikuar reformat e nevojshme”, tha Shala. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori