Kreu i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, thotë në këtë vit ky institucion do të jetë i fokusuar në përkrahjen e prodhimit vendor.
Shala tregon se janë duke subvencionuar prodhuesit vendor, me qëllim të rritjes së cilësisë së produkteve për prodhuesit e tyre, me synim të rritjes së eksportit.
“Në vitin 2019 do të jemi të fokusuar që prodhuesin e Kosovës ta ndihmojmë në arritjen e cilësisë të produkteve të tyre. E me këtë, do të thotë që produktet që prodhohen në Kosovë, të jenë më të konkurrueshme në Republikën e Kosovës e njëkohësisht të jenë edhe më të konkurrueshme edhe në tregun e jashtëm. Ne si MTI përmes KIESA-së, në vitin 2019 do ta ndihmojmë prodhuesin kosovar edhe me këshillime për mundësi të eksportit të produkteve të tyre. Fuqizimi i prodhimit vendor, fuqizimi i ekonomisë kosovare do të ndihmon edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe ky është fokusi kryesor i MTI-së”, tha Shala, në një intervistë për KosovaPress.
Ai thotë se taksa 100 përqind e vendosur nga institucionet e Kosovës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do të largohet vetëm atëherë kur të eliminohen të gjitha arsyet që i kanë shtyrë institucionet e Kosovës ta marrin këtë vendim.
Shala ka theksuar se masa është marrë për mbrojtjen e prodhuesve dhe të ekonomisë së Kosovës, teksa ka potencuar se masa do të vazhdojë së aplikuari.
“Masa do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa te eliminohen të gjitha arsyet të cilat na kanë shtyrë neve si Qeveri e Republikës të Kosovës ta vendosim një masë të tillë”, ka thënë Shala.
Shala ka folur edhe për klimën e të bërit biznes në Kosovë, ku ka thënë në Kosovë ka klimë të mirë të të bërit biznes.
Kujtojmë se vetëm gjatë këtij viti në vend janë shuar mbi 1 mijë biznese, por për këtë ministri thotë se nuk është fajtore klima e të bërit biznes.
“Është agjencioni që vepron në kuadër të MTI-së, i cili merret me regjistrimin dhe shuarjen e secilit biznes dhe kjo është një procedurë ligjore. Nuk nënkupton se nëse disa biznese janë shuar, janë shuar për shkak të klimës jo të duhur të të bërit biznes në Kosovë. Ju e dini që projekti i Bankës Botërore ‘Doing Business’, rendit Kosovën në vendin e 44 në botë të të bërit biznes, kështu që unë mendoj se Kosova është mirë edhe në raport me shtetet e rajonit por edhe me shtetet tjera në klimën e të bërit biznes”, u shpreh ai.
I pari i MTI-së ka folur edhe për përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja, ku ka bërë të ditur se ministria që ai drejton ka përmbushur mbi 80 për qind të tyre.
“Kriteret të cilat kemi pasur t’i plotësojmë këtë vit, MTI i ka përmbushur përmbi 80 përqind të tyre. Unë mund të flas këtu vetëm në bazë të obligimeve që i kemi pasur si MTI, do të thotë kemi arritur në përmbushje shumë të mirë të kritereve të parapara të përmbushen brenda këtij viti”, është shprehur ai.
Shala tha se MTI mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e kualitetit të produkteve të naftës që shiten në tregun e Republikës të Kosovës, porse u shpreh se nuk është përgjegjëse për cilësinë e naftës që hyn në vend.
“MTI jemi përgjegjës për mbikëqyrjen e kualitetit në treg brenda. Unë vetëm në kohën sa e ushtroj detyrën si ministër i Tregtisë, diku vetëm nga tetori, mbi 150 për qind janë rritur inspektimet vetëm në këtë sektor. Janë marrë 250 mostra nga të cilat vetëm 7 mostra kanë dalë se nuk i kanë përmbushur kriteret e kërkuara dhe normalisht inspektorati ka vazhduar me procedimin e atyre lëndëve siç parashihet me ligj dhe gjykatë”, ka deklaruar ministri.
Në javën e fundit të dhjetorit, kreu i MTI-së morri vendim që të gjitha pikat shitëse të derivateve të tregojnë çmimin e produkteve në hyrje të tyre, në mënyrë që të ndalohet abuzimi me çmime në dëm të qytetarëve të Kosovës.
Një vendim gjatë vitit që e kemi lënë pas ka qenë edhe për largimin e lodrave nga tregu, të cilat në analizat e bëra kanë rezultuar të rrezikshme. Shala ka bërë të ditur se e kanë ndaluar futjen e mëtutjeshme të lodrave të tilla në Kosovë.
“Lodrat të cilat, rezultatet e tyre kanë dal që nuk i përmbushin kriteret e caktuara, edhe nga komunat tjera, janë larguar nga tregu. Njëkohësisht është ndaluar futja e mëtutjeshme e lodrave të tilla. Deri më tash janë ndaluar mbi 22 kontingjente me lodra të tilla, do të thotë janë kthyer mbrapshtë nga Republika e Kosovës. Do të thotë është duke u zbatuar vendimi për largimin e tyre, asgjësimin dhe moslejimin e hyrjes së tyre në treg”, u shpreh ai.
Në fund, ai ka bërë të ditur se qysh në fillim të vitit do të nis me aplikuesit e parë si investitorë të mundshëm strategjik në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje