Shala asiston në fitoren e Kasimpasas

Kasimpasa ka shënuar një fitore të madhe ndaj skuadrës së njohur, Istambul Basaksehir.
Derbi i vogël i Stambollit, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat të thellë 4-0.
Derisa Loret Sadiku ishte titullar dhe kishte shiritin e kapiteni në krah, Shala u inkuadrua në pjesën e dytë.
Në minutën e 86, reprezentuesi kosovar asistoi bukur tek Castro i cili shënoi golin e fundit në këtë takim.
Si Shala ashtu edhe Sadiku janë vlerësuar lartë në këtë fitore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































