Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ishte një nga yjet që performoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Music Awards në New Jersey dhe i bëri të gjithë ta kthejnë kokën në tepihun e kuq.

Fustani i saj ishte i mbuluar me teminat e arta me shkëlqim dhe shfaqte një dekolte të thellë dhe një prerje të konsiderueshme në pjesën e pasme.


Stilistja e Nicolas Bru ishte kujdesur për dukjen e kolumbianes, ndërsa pjesa që kishte veshur ishte nga koleksioni i brendit Versace.

shakira 4 (Foto: Instagram/shakira)

Shakira fitoi çmimin më të rëndësishëm në këtë eveniment – ‘Video Vanguard’. Ndër fituesit e mëparshëm të këtij çmimi kanë qenë: Nicki Minaj, Britney Spears, Pink, Rihanna, Beyonce etj.

shakira 6 (Foto: Instagram/shakira)

Donatella Versace ka reaguar në Instagramin e saj për ta uruar këngëtaren për karrierën e saj muzikore dhe kombinimin e shquar Versace.

Pas fustanit ngjyrë ari në parakalimin në tepihun e kuq, ajo veshi një mini fustan ngjyrë lëkure të dekoruar me kristale dhe thekë për performancën. /Telegrafi/

shakira 8 (Foto: Instagram/shakira)

shakira 5 (Foto: Instagram/shakira)

shakira 7 (Foto: Instagram/shakira)

shakira 9 (Foto: Instagram/shakira)

shakira 10 (Foto: Instagram/shakira)