LAJMI I FUNDIT:

Shaip Kamberi: Nëna e njërit prej të vrarëve në rastin “Panda” ka paralajmëruar tronditje për Serbinë kur të zbardhet e vërteta

Shaip Kamberi: Nëna e njërit prej të vrarëve në rastin “Panda” ka paralajmëruar tronditje për Serbinë kur të zbardhet e vërteta

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Panda thotë se në seancën e radhës do të flasë për rastit “Panda”.

Kamberi thotë në “Debat Plus” se familjarët e të rinjve të vrarë janë shumë të pakënaqur me shtetin e Serbisë që ende nuk e ka zbardhur plotësisht rastin në fjalë.

“Gjatë ditës së djeshme “Kurir” një patriarkë thotë se dihen emrat e ekzekutorëve dhe nacionaliteti i tyre por nuk jepen në opinion për shkak të frikës nga ta. Ndërsa nëna e njërit prej të vrarëve ka thënë se kur të zbardhet e vërteta do të tronditet Serbia”, tha Kamberi, përcjell Telegrafi.


Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka kujtuar edhe deklaratën e dikurshme të Vuçiqit ku ka thënë se “shqiptarët nuk janë përgjegjës për vrasjen në rastin “Panda”.

Kamberi thotë se hetimet zyrtare në Serbi kanë filluar në vitin 2016 por sipas tij diku kanë stagnuar.

“Nga ajo kohë janë intervistuar 34 persona, por në dy vitet e fundit vetëm 2 të tillë, që do të thotë se hetimet diku kanë ngecur”.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë thotë se do të bëjë përpjekje për të kërkuar sqarime nga ministri i Drejtësisë në Serbi për hetimet por thotë se nuk pret që në këtë fazë të tregojnë diçka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori