LAJMI I FUNDIT:

Shahpaska: Nga puna janë liruar prindër të fëmijëve parashkollorë

Shahpaska: Nga puna janë liruar prindër të fëmijëve parashkollorë

Në këtë moment në fuqi është vendimi për lirimin nga puna të prindërve të fëmijëve nën moshën 6-vjeçare ose fëmijëve parashkollorë. Prindërit e fëmijëve prej 6 deri 10 vjeç, të cilët paraprakisht, po ashtu janë liruar, janë kthyer në punë pas 8 korrikut kur është miratuar vendimi i ri.

“Ende nuk ka kurrfarë ndryshime në masat të cilat i ka rekomanduar Qeveria, që do të thotë që personat e sëmurë kronikë, nënat në pushim të lindjes dhe nënat e fëmijëve prej 0 deri 6 vjeç janë në masën për moshkuarje në punë. Në pajtim me dekretin qeveritar prej 8 korrikut, prindërit e fëmijëve mes 6 dhe 10 vjeç – fëmijët shkollorë, ata janë kthyer në vendet e punës. Vetëm prindërit e fëmijëve deri 6 vjeç, të moshës parashkollore, janë në shtëpi që të kudjesen për fëmijët e tyre. Për atë se si më tej do të zhvillohet dinamika dhe cilat vendime do të merren, do të arrihet marrëveshje mes resorëve, në marrëveshje mes MPPS-së dhe MASH-it, me ç’rast gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë Ministria e Shëndetësisë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Ajo në konferecën e sotme për shtyp para Ministrisë, tha se nga kopshtet për fëmijë kanë informata se në pajtim me protokollet para pandemisë, në to janë përkujdesur 29 mijë fëmijë. Protokolli, tha, lejon 19 mijë të shkojnë në kopshte për fëmijë në këto kushte, ndërsa interes për vendosje, në pajtim me prioritetet që përparësi të kenë fëmijët e prindërve vetushqyes ose të dy prindërve të punësuar, të cilët nuk mund ta kryejnë punën nga shtëpia, treguan prindër të 14.555 fëmijëve.


Shahpaska theksoi se nuk ka informata për mungesë ekstreme të vendeve, por se Qeveria u ka rekomanduar komunave të sigurojnë hapësirë alternativë shtesë për vendosje, por edhe kuadro plotësuese nëse nevojitet.

Ministrja theksoi se në pajtim me protokollin, konfirmim i vetëm për fëmijën është vërtetim nga pediatri amë se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kurrfarë mostra dhe dokumente shtesë nuk nevojiten.

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori