Gjykata themelore e Mitrovicës, përkatësisht dega në Vushtrri, ka dënuar Agim Shahinin, që drejton Aleancën Kosovare të Bizneseve me 18 muaj burgim me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej dy vitesh nëse i pandehuri nuk kryen vepra tjera penale.
Në lidhje me këtë Shahini e cilëson veten të pafajshëm, përderisa ka deklaruar që nuk është përgjegjës ngaqë ka qenë vetëm garantues dhe se nuk ka përfituar asgjë nga marrëveshje në mes të dy operatorëve ekonomik, kompanisë “Besarti Company” dhe “Teb Bank”.
“Dua të theksoj se është fjala për një shërbim bankar, në mes të dy operatorëve ekonomik, që për asnjërën nuk jam përgjegjës as përfitues. Unë isha vetëm garantues. Nga 2007 nuk jam pronar, që nga ky vit ka ndërruar pronari, ka ndërruar kapitali kanë ndërruar transaksionet dhe kjo më liron nga të gjitha përgjegjësitë. Unë kam qenë një nga ata që kam rënë viktime e dy operatorëve ekonomik, të cilët i kanë prish raportet në mes tyre” ka thënë Shahini në një intervistë në emisionin “Ballë për Ballë”, në Klan Kosova.
Tutje ai ka shtuar që gabimi i vetëm që e ka bërë është që u ka besuar ekspertëve bankar nga “TEB BANK” në lidhje me marrëveshjen në fjalë.
“Në kohen kur ka ndodhur kjo këta operatorë ekonomik kanë pasur miliona në qarkullim dhe asnjëherë nuk kam besuar që do të vijë në një gjendje të tillë. Edhe ekspertët ekonomik më kanë dhënë një siguri” ka thënë Shahini, njofton Klan Kosova.
Sa i përket dorëheqjes nga AKB-ja, Shahini nuk e sheh këtë si të arsyeshme ngaqë cilëson veten si të pafajshëm dhe beson që do të lirohet nga të gjitha akuzat.
“Kjo çështje nuk ka të bëj asesi me AKB-në dhe nuk do të thotë që kjo do të përfundoj kështu. E ndjej veten mjaft mirë dhe komod me pafajësi. Kjo çështje do të shkoj në procedura të ankimin. Jam i bindur në pafajësinë time dhe se do të hidhen poshtë të gjitha këto pretendime”, ka thënë Agim Shahini. /KlanKosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët