Dialogu me Serbinë, duket se po iu merr shumë energji institucioneve në vend. Fokusi në këtë proces, që po konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit, po ndikon edhe në uljen e investimeve, vlerëson Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB).
Shahini se Qeveria nuk po e ndihmon aq sa duhet tërheqjen e investimeve në Kosovë, sipas tij, krerët e qeverisë janë më shumë të fokusuar rreth dialogut dhe normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne brenda 6 muajve të këtij viti kemi mbi 100 milionë investime më pak dhe për ne si shtet i vogël dhe i ri janë tepër të mëdha, institucionet e vendit janë të fokusuara më shumë rreth dialogut, më shumë rreth normalizimit të raporteve me Serbinë, kjo po ndikon negativisht në rritjen e investimeve dhe interesimit të investimeve në Kosovë”, tha Shahini për Ekonomia Online.
“Ka ndikuar negativisht edhe në ardhjen e njohjeve të vendeve të ndryshe për Kosovën, prandaj vendi ynë bën pak në promovimin e vendit dhe brendit të ri Kosovës, bën pak për të promovuar prodhimet vendore në Kosovë”, tha Shahini.
Por Shahini vlerëson se edhe mosanëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) ndikon negativisht në joshjen e investimeve të huaja.
“Gjasat aktuale janë të vogla që Kosova të jetë së shpejti anëtarë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe këtë e them sepse Kosova ende nuk ka aplikuar për një gjë të tillë, një vendim i qeverisë ekziston të jetë vëzhgues dhe ai është gabim, sepse është dashur të jetë një vendim që të jetë anëtare me të drejta të barabarta sepse forma e aplikimit vëzhgues dhe anëtar janë të barabarta, për të dyja duhet lobim, duhet të gjejmë partner për mbështetje, për këtë çështje nuk është duke u marrë askush”, tha Shahini.
Ai tha se asnjë vend nuk dërgon korporatat e tyre të mëdha për të investuar në Kosovë, pasi që sipas tij, nuk mbrohen të drejtat e tyre dhe nuk ka siguri për investitorët.
Sipas kreut të AKB-së investitorët e huaj druajnë të investojnë në Kosovë edhe për shkak të problemeve të shumta që ka Kosova ndër to sipas tij janë politikat fiskale.
“Politikat fiskale që ishin shumë të shtrenjta, energjia elektrike e shtrenjtë dhe jo furnizim konstant por ka pas ndërprerje të vazhdueshme dhe mbetet ende një nga problemet si furnizim i energjisë elektrike, politikat financiare bankare të shtrenjta në Kosovë të cilat janë më të shtrenjtat në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë që këto janë sfidë për investime dhe po ashtu mbetet informaliteti nga problemet më tutje e pranishme dhe e rrezikshme për ekonominë e vendit”.
“…mosfunksionalizimi i rendit dhe ligjit është një nga problemet, këtu hyn edhe korrupsioni dhe burokracia dhe gjitha këto e bëjnë që vendi ynë të ketë sfida prodhuese por të ketë më shumë lehtësira importuese, prandaj ne në vend kemi pak prodhues dhe shumë importues të produkteve të ndryshme për të cilat tregu jonë është i mbushur me gjitha ato që ne i importojmë”.
Ai tha se pas masave të fundi që iu është vënë prodhimeve serbe, nga Qeveria prodhuesit kosovar do të fuqizohet edhe më shumë.
“Prodhuesi vendor do të fuqizohet më shumë, ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të prodhuesit por edhe duke iu ofruar bizneseve alternativa tjera për të importuar. Më së vështiri e kanë ato kompani që pothuajse kryesisht e kanë biznesin e lidhur me Serbinë e që kanë disa produkte që nuk zëvendësohen me vendet e tjera, prandaj ato do ta kenë më të vështirë”, tha Shahini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës